758 - Lajmi Single | AMMK

Ajër i pastër = SHËNDET

09 January 2024

foto

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe Ambasadën Suedeze në Kosovë, kanë nisur fushatën "Ajër i pastër = SHËNDET". Kjo nismë është një përpjkeje për senzibilizim dhe vetëdijësm për çështjes që ndërlidhen me cilësinë e ajrit në Kosovë, dhe ruajtjen e shëndetit nga ajri i ndotur.

Me mbështetjen e SEPA dhe Ambasadës Suedeze, AMMK ka shtuar përpjkejet dhe angazhimet për rritjen e ndërgjegjësimit për ndikimin e ndotjes së ajrit në mjedis dhe shëndet. Fushata jonë ka synim vëtëdijësimin dhe edukimin e publikut të gjërë për burimet e ndotjes së ajrit dhe ndikimet dhe pasojat nga ajri i ndotur.

 “Fushata Ajër i pastër = SHËNDET është një nga anazhimet dhe përkushtimet tona për informimin e drejtë të publikut për cilësinë e ajrit dhe pasojat nga ndotja e tij. Përmes kësaj nisme, ne synojmë të nxisim të gjithë akterët që të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes veprimeve dhe aktiviteteve konkrete për një Kosovë më të shëndetshme”, është shprehur Afrim Berisha, Zëvëndësues i Drejtorit Ekzekutiv të AMMK.

Zyrtar nga Ambasada Suedeze: “Ne jemi krenarë që mbështesim AMMK-në në këtë fushatë vendimtare. Përpjekjet bashkëpunuese si këto janë thelbësore për promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor dhe nxitjen e ndryshimeve pozitive. Së bashku, ne po përpiqemi drejt një të ardhmeje ku ajri i pastër është realitet për të gjithë në Kosovë.”

Fushata "Ajër i pastër = SHËNDET" do të shfrytëzojë platforma të ndryshme të komunikimit për të arritur dhe edukuar publikun. Kjo nismë nuk ka të bëjë vetëm me përhapjen e njohurive – por ka të bëjë edhe me nxitjen e një përkushtimi të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm në Kosovë.

Porositë përmes video klipeve dhe përditësimet e rregullta në mediat sociale do të shërbejnë si mjete kryesore në këtë nxitje ndërgjegjësimi. Fushata është një thirrje për veprim, duke nxitur çdo individ dhe biznes që të luajë rolin e tyre në reduktimin e emetimeve në ajër dhe të avokojë për zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të reduktuar ndotjen.

Bashkohuni me ne në këtë mision për të siguruar një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

VIDEO