Eko Mix1 | AMMK

Eko mix

Për çdo vjet nga zyrat në SHBA hidhen letra të shkrimit me të cilat mund të ndërtohet një muri i lartë 3,60 metra dhe i gjatë prej Los Angjelosit deri në Nju Jork.

Për çdo vjet amerikanët gjuajnë më shumë se tetëmbëdhjetë miliardë pelena për një përdorim - të cilat të renditura njëra pas tjetrës do të arrinin një gjatësi sa për të shkuar dhe për ty kthyer shtatë herë deri në Mars.

Për çdo 11 dollarë që amerikanët i shpenzojnë për ushqim, 1 dollarë shpenzohet për ambalazh.

Për çdo vjet në Amerikë hidhen më shumë se njëzet e tetë miliard shishe dhe kavanoza të qelqit, që mjaftojnë që për çdo dy javë të mbusheshin deri në krye ish kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Për botimin e gazetave amerikane për një javë nevojitet një pyll i madh - me mbi 500 000 trungje.

Nëse çdo familje amerikane brenda ditës zvogëlon temperaturën mesatare të ngrohjes për 3 gradë Celsius do të kursehej energjia të cilën e japin 500 000 barela naftë për çdo ditë.

Amerikanët për çdo vjet shpenzojnë rreth katër miliardë litra të vajit për motor, e prej tyre rreth njëmijë e pesëqind e njëzet milion përfundojnë në tokë.

Në Amerikë ka më shumë se 100 milion mace dhe qenë.

Amerikanët për çdo vit prodhojnë gota prej stiropori sa mjaftojnë që Toka të mbështillet 436 herë.

Sipas statistikave në mbarim të viteve të tetëdhjeta në SHBA janë shpenzuar për çdo vit nga shtatëqind miliard litra ujë.

Nëse çdo anëtarë i një familje katër anëtarësh bënë dush për çdo ditë nga pesë minuta, atëherë brenda një jave do të shpenzohej më shumë se 2 .500 litra ujë , që është e barabartë me sasinë e ujit që do të shpenzohej për pirje nga një njeri për tre vjet.

Temperatura më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ultë u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

Kilauea në Havaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

Shkretëtira e Saharasë për nga territori është më e madhe se sa kontinenti i Australisë?

Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në botë është Franca.

Sikur nga te gjithë ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.

Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, ne 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.

Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. Katrorë, kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.

Thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrin në 11.033 metra

Nëntëdhjetë e shtatë % të ujit në tokë e përbëjnë oqeanet, kurse 2 % e ujit të Tokës është i ngrirë. Njerëzimi furnizohet me vetëm 1 % të sasisë së ujit të tokës i cili arrin nga sipërfaqja e tokës: lumenjtë, liqenet, krojet ose nga ujërat nëntokësore.

Liqeni më i bukur dhe më ujë më të kulluar në Evropë është Liqeni i Pogradecit. Gjerat atje mund t'i shohim deri në 20 metra thellësi. Thellësia e këtij liqeni është 285 metra , gjatësia 30 kilometra, ndërsa gjerësia 10 kilometra.

Ajsbergu (ishull i akullit) me i madh i matur deri me sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe me të madhe se Belgjika.

Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m. 

KURSENI UJIN, UJI ËSHTË JETË !

 

Të dhëna dhe fakte për ujin...

97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur,

Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.

Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.

Ai, gjithashtu, rregullon temperaturën e trupit tonë

Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.

Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë së gjallë .

Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme ?

Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë .

Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.

Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

Ne përdorim:

2 litra ujë, sa herë do të mbushim një çajnik .

25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush .

60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave .

5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi .

10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit .

A e dini sa harxhon një rubinet i cili pikon pikë-pikë, pa i kushtuar askush vëmendje ?

 

Ai harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë !

 

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit ?

Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.

Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat .

Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona .

Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë??.

Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm ;

Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët .

Të mos ujitim çdo ditë lulet .

Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë .

Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.

 

Të gjithë jemi përdorues të ujit, andaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzua atë në mënyrë të drejtë, duke mos e shpërdoruar...

 

SI TA ZVOGLOJMË NGROHJEN GLOBALE ?

 

Planeti ynë, gjithnjë e më shumë po përballet me ndryshimet klimatike. Stuhitë, vërshimet, thatësia etj. janë disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike që janë si rrjedhojë e lirimit në atmosferë të gazrave serë. Zvogëlimi i sasisë së reshjeve, zvogëlimi i sasisë së ujit për pije dhe higjienë, humbja e të korrurave, përballja më urinë etj. janë vetëm disa prej rreziqeve që i kanosen njerëzimit nga ngrohja globale...

 

Andaj, çka mundë të bëjë secili nga Ne për të zvogëluar efektet e ngrohjes globale...

 

Ushqimi

Blini ushqime organike që janë më të shëndetshme dhe për prodhimin e të cilave shpenzohen më pak energji.

Blini produkte lokale sepse kështu zvogëloni energjinë e shpenzuar për transportin e produkteve nga jashtë.

Blini ushqime të paketuara sa më thjeshtë dhe merrni me vete qeset që të zvogëloni mbeturinat që krijohen nga qeset e plastikës.

Në shtëpi

Blini pajisje që kursejnë energjinë dhe servisoni të vjetrat ose ndërroni ato.

Minimizoni ngrohjen dhe ftohjen në shtëpi duke izoluar mirë shtëpitë tuaja.

Kur dilni jashtë fikni kompjuterët, nxehëset dhe kondicionuesit e ajrit.

Shfrytëzoni burime alternative dhe ekologjike të energjisë.

Mbillni sa më shumë fidane dhe pemë në oborret tuaja.

Zëvendësoni poçet tuaja elektrike me poça fluoreshent kompakt.

Nëse secili nga ne zbret temperaturën në shtëpi për 1 grade C, do te zvogëloj emetimin e CO 2 për 300 kg në vit,

Nëse secili nga ne do të përdorte ftohësit me shenjë A + , do të zvogëlonte emetimin CO 2 për 210 kg në vit

Nëse secili nga ne do te mbillte një dru, do të kontribuonte në uljen e sasisë së CO 2 për një ton, për periudhën sa mundet të thithë CO 2 një dru gjatë jetës se tij.

Në udhëtim

Ngisni veturat tuaja më rallë dhe në vend të tyre shfrytëzoni transportin publik.

Ecni apo përdorni biçikletën në relacionet e shkurta.

Kur udhëtimi më veturë është i domosdoshëm, sigurohuni që vetura e juaj është në rregull dhe gomat janë të fryra sa duhet.

Largoni nga përdorimi veturat e vjetruara.

02 Shkurt: Dita Ndërkombëtare e Ligatinave.

05 Mars: Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë.

15 Mars: Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit .

22 Mars: Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ujit.

23 Mars: Dita Botërore e Meteorologjisë.

24 Mars: Dita Evropiane e Parqeve.

07 Prill: Dita Botërore e Shëndetit - "Fëmijët dhe Mjedisi".

22 Prill: Dita Ndërkombëtare e Tokës .

24 Prill: Dita Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve Laboratorike.

15 Maj: Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve Klimatike.

22 Maj: Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit .

31 Maj: Dita Botërore kundër Duhanit .

05 Qershor: Dita Botërore e Mjedisit .

08 Qershor: Dita Botërore e Oqeaneve .

17 Qershor: Dita Botërore e Luftës kundër Shkretirizimit

21 Qershor: Dita e Liqenit të Ohrit .

11 Korrik: Dita Botërore e Popullsisë .

18 Gusht: Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë .

26 Gusht: Dita Botërore e Maleve të Pastra .

16 Shtator: Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ozonit .

22 Shtator: Dita Botërore e Qyteteve të Pastra.

04 Tetor: Dita Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve .

06 Tetor: Dita Botërore e Habitateve .

08 Tetor: Dita Ndërkombëtare për Pakësimin e Shkatërrimeve .

15 Tetor: Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë .

16 Tetor: Dita Botërore e Ushqimit .

17 Tetor: Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë .

31 Tetor: Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi.

08 Nëntor: Dita Ndërkombëtare e Zonave Urbane

11 Dhjetor: Dita Ndërkombëtare e Maleve.