BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Buletini nr. 1 i projektit: Ndërtimi i kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret Pyjore (NFFIS) dhe Eco-DRR

26.08.2021- Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetet e zyrtarëve qeveritarë në parandalimin dhe zbutjen e zjarreve pyjore dhe katastrofa të tjera natyrore përmes krijimit të NFFIS dhe Eco-DRR.

 

Në mënyrë që të kontribuojë në parandalimin dhe zbutjen e zjarreve në pyje dhe fatkeqësive të tjera natyrore të zakonshme në rajon, sistemi i informacionit për zjarret në pyje dhe Eco-DRR i mbështeturnga JICA do të kontribuoj për të përmirësuar kapacitetin e zyrtarëve qeveritarë përmes bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, me synimin të mbështesë reformat socioekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor drejt pranimit në BE, si dhe të lehtësojë bashkëpunimin në rajon.

 

 

Çfarë është NFFIS?

 

NFFIS (Sistemi kombëtar i informacionit përzjarret pyjore) është një sistem i integruar Web-GIS për parandalimin e zjarreve dhe paralajmërimin e hershëm që lejon shkëmbimin e informacionit me agjencitë përkatëse. Duke kombinuar informacionin satelitor dhe të motit me hartat topografike, është e mundur të monitorohet se ku ka të ngjarë të ndodhin zjarre, sa lehtë përhapen zjarret dhe sa e thatë është zona. Ky informacion mund të përdoret për paralajmërim të hershëm.

 

Çfarë është Eco-DRR?

 

Ekosistemet kanë funksione të shumëfishta, për shembull pyjet kanë një numër funksionesh përveç prodhimit të drurit, të tilla si ruajtja e tokës dhe pellgut ujëmbledhës, rekreacioni dhe biodiversiteti. "Eco-DRR (Zvogëlimi i rrezikut nga katastrofa i bazuar në ekosistem)" është menaxhimi i qëndrueshëm, konservimi dhe restaurimi i ekosistemeve për të zvogëluar rrezikun e katastrofës, me qëllim të arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të rigjenerueshëm.

Projekti do të identifikojë shpatet e prekura nga orteqet përmes analizës së GIS bazuar në kushtet e shfrytëzimit të tokës dhe pyllëzimet e kaluara dhe do të zbatojë mbjelljen dhe monitorimin e parandalimit të ortekut në vendet e provës. Eko-DRR do të shpërndahet gjerësisht përmes inkorporimit në rregulloret e shfrytëzimit të tokës dhe planifikimit hapësinor.

 

Zona e  synuar e projektit për intervenim në Kosovë është Restelica dhe Istogu.  Periudha e implementimit të projektit është Mars 2021- Shkurt 2026, ndërsa partenerët e projektit në Kosovë janë: Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (MPB), Agjencia Pyjore e Kosovës (MBPZHR) dhe, AMMK/ Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës  (MMPHI).

 

Për më shumë rreth projektit:

 

Buletini nr. 1 i NFFIS dhe ECO-DRR përBallkanin Perëndimor (versioni shqip)

 

Buletini nr. 1 i NFFIS dhe ECO-DRR përBallkanin Perëndimor (versioni english)

 

Prapa