763 - Lajmi Single | AMMK

13 zona të reja të trashëgimisë natyrore i shtohen regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës

18 March 2024

foto

Me iniciativën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, dhe pas hartimit të arsyeshmërisë profesionale përkatëse, janë marrë në mbrojtje të 13 zonave të trashëgimisë natyrore në territorin e komunës së Prizrenit.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore të shpallura në mbrojtje përfshihen kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës.

Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjen institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse.

Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:

 

 Objektet e trashëgimisë natyrore në Komunën e Prizrenit të shpallura në mbrojtje

 

Nr

 

Vendbanimi

 

Objekti

Kategoria e propozuar për mbrojtje

1

Vlashnje

Trungu i dushkut

Kategoria III (Monument i natyrës më karakter botanik)

2

Shkozë

Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik- shpellat

Kategoria III (Monument i natyrës me karakter gjeom.- speleo.)

3

Vërmicë

Burimi i ujit natyral

Kategoria III (Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

4

Poslisht

Burimi i ujit natyral

Kategoria III (Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

5

Malsi e Re

Kompleksi i pishave

Kategoria V (Peizazh i mbrojtur me karakter botanik)

6

Lubizhd e Hasit

Humnera

Kategoria III (Monument i natyrës me karakter speleologjik)

7

Lubizhd e Hasit

Trungu i Vojses

Kategoria III (Monument i natyrës më karakter botanik)

8

Kabash i Hasit 

Trungu i dushkut (Quercus sp.)

Kategoria III (Monument i natyrës më karakter botanik)

9

Zym

Trungu i dushkut (Quercus sp.)

Kategoria III (Monument i natyrës më karakter botanik)

10

Zym

Liqeni karstik

Kategoria III (Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

11

Zym

Shpella

Kategoria III (Monument i natyrës me karakter speleologjik)

12

Romaj

Trungu i dushkut

Kategoria III (Monument i natyrës më karakter botanik)

13

Dedaj

Kompleksi i trungjeve     

Kategoria III (Monument i natyrës më karakter botanik)