11 April 2024
Ministri i MMPHI, z.Liburn Aliu ka marrë vendim për miratimin e Plani Menaxhues për Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”. Plani Menaxhues përfshinë periudhën kohore 2024-2033, dhe obligon të gjithë personat fizik dhe juridik që gjatë ushtrimit të aktiviteteve dhe veprimtarive në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ti respektojnë dispozitat e këtij plani.
Procesi i hartimit të Plani Menaxhues për Parkut Kombëtarë "Bjeshkët e Nemuna", është realizuar në kuadër të komponentës “Forcimi i menaxhimit të zonave natyrore ndërkufitare”, si pjesë e projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), mbështetur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (SIDA)
Gjatë hartimit të Planit Menaxhues të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” janë angazhuar ekspert ndërkombëtare dhe vendor, ndërsa që në procesin e hartimit janë përfshirë edhe zyrtarët nga MMPHI, AMMK, Drejtoritë e Parqeve Kombëtare, Komunat, OJQ dhe institucionet tjera relevante.
Qëllimi i planit është që për 10 vitet e ardhshme të përcaktoj orientimet dhe prioritetet kryesore zhvillimore që ndërlidhem me Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” bazuar në kontekstit specifik ligjor, mjedisor dhe socio-ekonomik.
Plani do të zbatohet sipas programit vjetor të mbrojtjes, ruajtjes, shfrytëzimit dhe përparimit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e natyrës.
Për më shumë:
Plani Menaxhues për Parkun Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna
Vendimi i ministrit për miratimin e planit menaxhues për Parkun Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna