BALLINA

Mirë se erdhët në portalin e AMMK!

Të nderuar vizitorë të portalit te Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK). Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju. AMMK nuk është vetëm një institucion qeveritar, por një vend ku ju mund të gjeni shumë informata për mjedisin e Kosovës dhe mund t'i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet tuaja për mbrojtjen e mjedisit. më shumë

Parku Kombëtare Malet e Sharrit, habitat i një kërpudhe shumë të rrallë

Zeus Olympius, është një lloj kërpudhe shumë e rrallë që gjinden në Kosovë, e që është e njohur vetëm nga dy vende të tjera të botës. Kërpurdha për herë të parë në Kosovë u zbulua nga një ekip mikologësh maqedonas, në vitin 2018, gjatë një hulumtimi në Prevallë brenda Parkut Kombëtar të Malit Sharr, në një lartësi mbidetare rreth 1.600 metrash. Zona ku u gjet kërpudha është një zonë e pyjeve të paprekura natyrore të pishës boshnjake (Pinus leucodermis), që është një pishë endemike ballkanike.më shumë

Bëhet shenjëzimi i rezervateve strikte të natyrës!

Duke marrë për bazë rëndësinë që kanë Rezervateve Strikte të natyrës për mbrojtën e vlerave natyrore, ekosistemeve të rralla dhe llojeve të veçanta të florës dhe faunës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, gjatë vitin 2020, në kuadër të projektit për shenjëzimin e zonave të mbrojtura ka bërë shenjëzimin e Rezervatet Strikte, që janë pjesë e listës së zonave të mbrojtura në Kosovë. Projekti është realizuar në rezervatet strikte që shtrihen në dy Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, si dhe në pjesë të tjera të territorit të Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit. Projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që ka mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore përmes vendosjes së njoftimeve zyrtare në këto zona për publikun e gjerë dhe për vizitorët e turistët. më shumë