796 - Lajmi Single | AMMK

Akreditohet laboratori i cilësisë së ujit i IHMK

09 October 2024

foto

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka arritur një moment historik duke e akredituar laboratorin e tij të cilësisë së ujit me SK EN ISO/IEC 17025:2018

Falë përkushtimit të vazhdueshëm të AMMK dhe IHMK, sistemi i monitorimit të cilësisë së ujit në Kosovë është më i avancuar dhe më afër standardeve evropiane.

Ky sukses u mbështet nga Programi për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), i cili ofroi ndihmë thelbësore në staf, pajisje, ndërtim kapacitetesh dhe ekspertizë gjatë gjithë procesit të akreditimit.

Ky akreditim shënon një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e monitorimit të cilësisë së ujit në Kosovë.

Së bashku, po ndikojmë pozitivisht në resurset ujore të Kosovës!