BALLINA

Fjala e kryeshefit të AMMK-së

Të nderuar vizitorë të portalit te Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës. Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju. më shumë

Publikohet Raporti për Mbeturina dhe Kemikate

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar Raportin për Mbeturina dhe Kemikate. Hartimi i Raportit për gjendjen dhe menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, është përgjegjësi dhe detyrë e AMMK-së e rregulluar sipas Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ligjit për Mbeturina. Në këtë raport janë përfshirë edhe kimikatet pasi që një pjesë e konsiderueshme e kimikateve përfundojnë si mbeturina dhe meqenëse në shumë aspekte tjera çështjet që janë të ndërlidhura janë relevante edhe për kimikate. Qëllimi kryesor i Raportit është informimi i publikut për gjendjen e mbeturinave dhe kimikateve në Kosovës, mirëpo përmes këtij Raporti, synohet që duke informuar politik bërësit të ndikojë në përmirësimin e politikave për menaxhimin e mbeturinave dhe kimikateve. Ky Raport mundë të shërbejë edhe si një udhëzues i mirë për orientimin e projekteve dhe mbështetjes së donatorëve në sektorin e mbeturinave dhe atë të kimikateve.më shumë

UNDP vazhdon përkrahjen e projekteve të AMMK-së

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë/UNDP, kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e një projekti që do të ndihmojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Projekti ka si objektivë kryesore “Përmirësimi i bashkëpunimit për menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna”. Në kuadër të zbatimit të projektit parashihet implementimi i disa aktiviteteve në mesin e të cilave edhe hartimin e një platforme të komunikimit dhe bashkëpunimin ne mes të të gjitha palëve të interesit në zonë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe organizimi i një fushate të edukimit dhe informimit për promovimin e vlerave natyrore, kulturore dhe ekoturistike të regjionit. më shumë