767 - Lajmi Single | AMMK

Vihet nën mbrojtje paraprake “Guri i Hoxhës në Grykën e Lumit të Perlepnicës”

20 May 2024

foto

Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe arsyeshmërinë fillestare të përgatitur nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës z.Liburn Aliu me datë 10.05.2024 ka nxjerr vendimin për vënie nën mbrojtje paraprake të zonës “Guri i Hoxhës në Grykën e Lumit të Perlepnicës” në territorin e komunës së Ranilugut si zonë e mbrojtur e natyrës.

Nga vizitat e realizuara në terren nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës është konstatuar se zona ka predispozita për vënie nën mbrojtje paraprake duke u bazuar në vlerat me  karakter gjeomorfologjik, hidrologjik, speleologjike si dhe vlera të biodiversitetit me të cilat disponon zona.

Në kuadër të vlerave me karakter gjeomorfologjik të konstatuara në terren janë: Gryka e Lumit Perlepnica dhe prezenca e konsiderueshme e shkëmbinjve gëlqeror me forma karstike sipërfaqësore dhe nëntokësorë.

Vlerat me karakter hidrologjik të konstatuara në zonë janë: rrjedha e lumit, ujëvarat artificiale dhe burime uji, ndërsa vlerat e karakterit speleologjik ( zbrazëtirat nëntokësore, humnerat, shpellat etj), janë të konstatuara vetëm sipërfaqësisht, të cilat duhet të hulumtohen në vazhdim.

Gjithashtu zona propozuar për mbrojtje paraprake disponon edhe me vlera të biodiversitetit të konstatuara gjatë vizitave ne terren të cilat do të plotësohen nga hulumtimet e ardhshme në terren.

Vendimi përfundimtar për mbrojtjen, sipërfaqen dhe kategorinë e mbrojtjes për zonën do të merret pas përfundimit të hulumtimeve plotësuese në terren të cilat duhet të vazhdojnë brenda afatit të paraparë ligjor prej 2 viteve.

Vendimi për vënie nën mbrojtje paraprake të zonës “Guri i Hoxhës në Grykën e Lumit të Perlepnicës”