766 - Lajmi Single | AMMK

Vendosen platforma për fole të zogjve folenizues!

03 May 2024

foto

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, si institucion qendror përgjegjës për konservimin e natyrës ka vazhduar aktivitetet për mbrojtjen e llojeve të zogjve folenizues. Aktiviteti i radhës është realizuar në bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare Wildlife Photographer dhe me Kompanitë për distribuim dhe furnizim me energji elektrike KEDS dhe KESC.

Me këtë rast  janë vendosur platformave për zogjtë folenizues në disa shtylla elektrike në rrethinën e komunës së Ranillugut.

Platformat janë të dedikuara për llojin:  Grifsha e detit (Coracias garrullus), dhe do të jenë strehë për te dhe gjithashtu do të shërbejnë si vend për folenizim, duke ndikuar kështu në rritjen e numrit të këtyre llojeve shumë të rëndësishme për ornifofaunën.

Ku lloj zogu shtrihet në një rajon të gjerë, duke filluar nga Evropa Perëndimore dhe Afrika Veriperëndimore e deri në nën kontinentin indian dhe më tej në bregun lindor të Azisë dhe poshtë në Azinë juglindore.

Njëra prej qëllimeve të këtij aktiviteti, përveç krijimit të kushteve për mbrojtjen e këtij lloji të ornitofaunës sonë është gjithsesi edhe promovimi i një shembulli pozitiv për të mbrojtur popullacionet e Grifshës së detit.