22 November 2022
“Ushton lumi” i shtohet listës së vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës gjatë vitit 2021 ka realizuar studimin e vlerave natyrore në Popovë në territorin e komunës së Podujevës.
Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe zyrtarët e Komunës së Podujevës pjesë e grupit punues kanë hulumtuar vlerat natyrore të kësaj zona dhe ka përgatitur Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës “Ushton lumi” në Popovë si zonë të mbrojtur të natyrës.
Arsyeshmëria profesionale i është dorëzuar për miratim Kuvendit Komunal të Podujevës i cili në mbledhjen e datës 07.11.2022, ka marr vendim për mbrojtjen e zonës “Ushton lumi” , në kategorinë Peizazh i Mbrojtur me sipërfaqe prej 92 ha.
Në aspektin hidrografikë zona Ushton lumi i takon ujëmbledhësit të lumit Kaçandoll ndërsa ky, atij të lumit Llap i cili nëpërmjet Sitnicës e Ibrit kalon nga territori i Kosovës.
Vlerat kryesore të zonës së propozuar për mbrojtje janë vlerat e karakterit hidrologjik. Këto vlera më së miri pasqyrohen nga vet emërtimi i zonës të cilin banorët e njohin me emrin “Ushton lumi”.
Gjithashtu zona karakterizohet edhe me vlera me karakter gjeomorfologjik (Gryka e lumit të Kacandolit, Kalaja e Popovës, Guri i Sokolit, Shkëmbi i Petritit, Guri i Bardhë etj), me karakter speleologjik ( Shpella ne gryken e lumit, Shpella e Halilit (në kalan e Popovës) dhe Shpella në Gurin e Sokolit) dhe biodiversitet të pasur.
Për më tepër informata rreth vlerave natyrore të kësaj zone shihni: