270 - Lajmi Single | AMMK

Raportet mujore për cilësinë e ajrit, Prill-Qershor 2015

12 August 2015

foto

12.08.2015- Me qëllim të informimit tëopinionit për cilësinë e ajrit në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisittë Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik vazhdon raportimin mujor për cilësinë e ajrit.

 

Raportet për muajin prill, maj dhe qershor  përmbyllin raportet mujore për gjashtëmujorin e parë për vitin  2015. Raportet janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga stacionet automatike të rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit të cilat janë të vendosura në 12 lokalitete të ndryshme në Kosovë.

 

Analiza ofron të dhëna për 6 parametra: Monoksidin e Karbonit, Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Ozonin,Grimcat PM 10 dhe Grimcat PM 2.5.

 

Sikurse tregojnë edhe raportet për stacionet monitoruese që kanë qenë në funksion gjatë kësaj kohe, tejkalime të vlerave mesatare mujore (prill, maj, qershor) janë regjistruar vetëm për parametrin PM10 (Grimcat e suspenduara), në stacionet në Prishtinë, Palaj (Obiliq) dhe Gjilan.

 

 Për më shumë shiko:

 

Raportet mujore për cilësinë e ajrit