07 May 2015
07.04.2015- Me qëllim të informimit të opinionit për cilësinë e ajrit në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik vazhdon raportimin e rregullt në baza mujore për cilësinë e ajrit.
Raporti për muajin Mars, është raporti i tretë me radhë për vitin 2015. Raporti është bazuar në të dhënat e mbledhura nga stacionet automatike të rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit të cilat janë të vendosura në 12 lokalitete të ndryshme në Kosovë.
Analiza ofron të dhëna për 6 parametra: Monoksidin e Karbonit, Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Ozonin, Grimcat PM 10 dhe Grimcat PM 2.5.
Për më shumë:
Raporti mbi cilesine e ajrit per muajin Mars 2015