99 - Lajmi Single | AMMK
Fillon faza e dytë e bashkëpunimit të AMMK-së me Agjencinë e Mjedisit të Evropës
10 February 2012
10.02.2012-Në saje të projektit Pjesëmarrja e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë së Mjedisit të Evropës Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, do të përfitojë përvoja të reja përmes aktiviteteve të planifikuara në këtë projekt edhe gjatë vitin 2012 dhe 2013. Ky projekt realizohet në kuadër të masave përgatitore për përkrahjen e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale në procesin e integrimeve evropiane, me theks të veçantë përkrahjen e Agjencive të Mbrojtjes së Mjedisit të vendeve të Ballkanit në pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e organizuara nga Agjencia e Mjedisit të Evropës.
Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha aktivitetet kryesore të planifikuara në programin e punës së Agjencisë së Mjedisit të Evropës-EEA dhe Rrjetit Evropian Mjedisor për Informim dhe Vëzhgim-EIONET. Projekti mes tjerash synon të përmirësojë procesin e rrjedhjes dhe shkëmbimit të të dhënave në mes Agjencive të Mjedisit të Vendeve të Ballkanit dhe Agjencisë së Mjedisit të Evropës, të përfshijë kontributin e tyre në kuadër të Vlerësimeve dhe Raporteve për gjendjen e mjedisit të Evropës, të mbështes Qendrat Fokale Nacionale dhe Qendrat Referentë Kombëtare në pjesëmarrjen e tyre në Punëtorit, Trajnimet dhe takimet e organizuar nga EEA dhe EIONET si dhe të ofrojë mbështetje tjetër teknike përmes ekspertëve dhe projekteve.
Viti 2012, është viti i tretë i bashkëpunimit të AMMK-së me EEA përmes projektit Pjesëmarrja e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë së Mjedisit të Evropës. Që nga aderimi në këtë projekt në vitin 2010, është caktuar NFP (National Focal Point) dhe është Zhvilluar rrjeti i NRC (National Reference Centres) për 23 qendra referente, zyrtarët e AMMK-së në cilësinë e Qendrave Referente Nacionale për fusha të caktuara kanë marrë pjesë në dhjetëra punëtori, seminare dhe trajnime të organizuara nga EEA, është raportuar për emisionet ne ajër dhe për gazrat serë, për cilësinë e ujërave të lumenjve dhe cilësinë e ujërave nëntokësore, për zonat e mbrojtura, për tejkalimet mujore dhe sezonale të ozonit si dhe janë shkëmbyer informacione dhe përvoja për raportet, politikat dhe të arriturat në lëmin e mjedisit.