98 - Lajmi Single | AMMK

Ruajta ndërkufitare e natyrës në Gadishullin Ballkanik

09 February 2012

foto

09.02.2012- Gadishulli Ballkanik dhe veçanërisht pjesa malore jugperëndimore e tij, konsiderohet si qendra e shumëllojshmërise biologjike dhe endemike për Evropën. Ekosistemet pyjore në shume raste i kanë “mbijetuar” ndikimit njerëzor, duke ruajtur disa nga popullacionet më të mëdha evropiane të gjitarëve mishngrënës sikur janë ariu, ujku dhe rrëqebulli. Një prej zonave të fundit të egra në Evrope konsiderohet edhe zona e kufirit malor mes Shqipërise, Kosovës dhe Maqedonisë, e cila është pjesë e Brezit të Gjelbërt Evropian.

 

Përpjekjet për nxitjen e ruajtjes ndërkufitare të natyrës janë mbështetur dhe plotësuar nga partnerët ndërkombetare si IUCN, e cila ka zbatuar një numër aktivitetesh që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit trepalësh si pjesë e projektit "Ecje në natyrën e egër, ngritje kapacitetesh dhe forcimin e bashkëpunimit për të promovuar ruajtjen e natyrës në Brezin e Gjelber të Evropës Jug-Lindore".

 

Në këtë kuadër është përgatitur edhe publikimi "Shëtitje në natyrën e egër - Shembuj evropian të ruajtjes ndërkufitare", përmes të cilit synohet të rritet shkalla e ndërgjegjesimit lidhur me vlerat e aktivitetit ndërkufitar të ruajtjes së natyrës, duke e vënë theksin në përfitimet që gjeneron bashkëpunimi duke mos lënë mënjanë sfidat dhe problemet që ndeshin palët, kur përfshihen në nisma të tilla ndërkufitare bashkëpunimi. Autorët e këtij botimi shpresojnë që ai tju shërbejë gjerësisht vendimmarrësve dhe zbatuesve të perfshire në aktivitetet ndërkufitare të ruajtjes, veçanërisht në zonën trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

Rastet studimore të praktikave më të mira nga Evropa, do të shërbejnë për të dhënë shembuj të vlefshëm mbi rrugët që shpiejnë në nxitjen e aktivitetit ndërkufitare të ruajtjes së natyrës sigurojnë bashkëpunim të mire dhe, mbi të gjitha, vlerat e një qasjeje të tillë në menaxhimin e natyrës.

Botimin munde ta shkarkoni ne linkun e poshtë shënuar

http://www.iucn.org/about/union/secretariat/offices/europe/about/places/belgrade/neës/?9142/Crossing-borders-for-nature--noë-available-in-Albanian-and-Macedonian