96 - Lajmi Single | AMMK

AMMK bëhet anëtare e EPA Network

03 February 2012

foto

03.02.2012- Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës Dr.sc. Ilir Morina është ftuar zyrtarisht të jetë pjesë e Rrjetit Evropian të shefave te Agjencive Evropiane të Mjedisit.
 
Kryeshefi i AMMK-së do të jetë pjesë e takimit të 18 të rrjetit i cili është planifikuar të mbahet në fillim të muajit prill të këtij viti në Londër të Britanisë së Madhe.

 

Në takim pritet të diskutohet se si të përmirësohet qeverisja dhe implementimi i legjislacionit evropian mjedisor. Do të diskutohet po ashtu edhe për Programin Evropian të Veprimit për ujërat.
EPA Network, është një rrjet joformal i cili mbledh rreth vetës të gjithë udhëheqësit ose drejtorët e Agjencioneve Nacionale për Mbrojtjen e Mjedisit ose institucioneve të ngjashme të vendeve evropiane.   

 

Qëllimi i kryesor i këtij rrjeti është shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojave për çështjet dhe interesat e përbashkëta të organizatave pjesëmarrëse në implementimin  praktik të politikave mjedisore.

 

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës shpreson që përmes anëtarësimit në këtë rrjet të rëndësishëm mjedisor të përfitojë përvoja nga vendet evropiane në implementimin e legjislacionit mjedisor si dhe të rrisë bashkëpunimin me Agjencinë tjera evropiane të mjedisit.