25 August 2026
Kjo analizë përfshin të dhënat të temperaturës dhe reshjeve për periudhat Korrik–Gusht 2025 dhe Korrik–Gusht 2026.
Për këtë periudhë janë llogaritur: Temperatura Mesatare, Mesatarja e Tmax dhe Tmin Ditore, Ekstremet (maksimumi/minimumi absolut me datë e orë), numri i ditëve me vapë ekstreme (Tmax ≥ 35°C dhe ≥ 38°C), numri i "netëve tropikale" (temperatura minimale gjatë orëve 00:00–05:00 ≥ 20°C), dhe totalet e reshjeve mujore.
Ekstremet e regjistruara në stacionet që janë përfshinë në këtë analizë nuk janë domosdoshmërisht më të lartat në nivel vendi. Gjatë korrikut 2025, në stacionin meteorologjik të Klinës u regjistrua një temperaturë rekord prej 42.4°C, ndërsa në Hani të Elezit u arrit një maksimum prej 42.2°C — vlera që e tejkalojnë ekstremin absolut (40.17°C) të kapur në serinë orare të analizuar këtu, duke konfirmuar shtrirjen e gjerë të valës së vapës në të gjithë vendin gjatë atij muaji.
Në korrikun e 2026-s, në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës u regjistruan reshje rekord, mbi 100 mm gjatë muajit, me përjashtim të pjesës qendrore dhe verilindore, ku sasitë e reshjeve ishin ndjeshëm më të ulëta. Këto të dhëna plotësuese ndihmojnë në kontekstualizimin e gjetjeve të mëposhtme brenda kuadrit më të gjerë kombëtar.
Krahasimi midis dy viteve tregon një model interesant e jo-linear: Korriku 2026 ishte më i freskët dhe me shumë më tepër reshje se Korriku 2025, ndërsa Gushti 2026 është më i nxehtë se Gushti 2025.
Kjo larmi thekson rëndësinë e monitorimit muaj pas muaji në vend të konkluzioneve të përgjithshme sezonale, si dhe nevojën për strategji bujqësore fleksibile që përshtaten me kushtet aktuale në vend të supozimeve bazuar në vitet e kaluara.
Për më shumë detaje shihni Analizë Klimatike Krahasuese Korrik–Gusht 2025- Korrik–Gusht 2026.