09 July 2026
Një hap strategjik drejt integrimit në rrjetin evropian të shërbimeve meteorologjike
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me EUMETNET, rrjetin evropian të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin institucional dhe teknik të sektorit hidrometeorologjik në Kosovë.
Marrëveshja, e cila ka hyr në fuqi më 7 korrik 2026 dhe është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2028, krijon bazën për pjesëmarrjen aktive të IHMK-së në një numër programesh të rëndësishme të EUMETNET-it, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe teknologjive më të avancuara evropiane në fushën e meteorologjisë, klimatologjisë dhe parashikimit të motit.
Çfarë është EUMETNET (European Meteorological Network)?
EUMETNET është rrjeti bashkëpunimit të 33 Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike të Evropës, i cili koordinon programe të përbashkëta për vëzhgimin e atmosferës, radarët meteorologjikë, parashikimin numerik të motit, nowcasting-un, monitorimin e klimës, edukimin profesional dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale.
Përmes këtij rrjeti, vendet anëtare dhe partnerët bashkëpunojnë për të ofruar shërbime meteorologjike më të sakta, më efikase dhe më të harmonizuara në nivel evropian, duke kontribuar në mbrojtjen e jetës, pronës, ekonomisë dhe mjedisit nga rreziqet natyrore dhe klimatike.
Programet në të cilat do të marrë pjesë IHMK
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, IHMK do të jetë pjesëmarrës në programet:
Një hap i rëndësishëm për IHMK-në
Pjesëmarrja e IHMK-së në këto programe paraqet një mundësi të rëndësishme për modernizimin e shërbimeve hidrometeorologjike në Kosovë.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, IHMK do të përfitojë nga:
Këto përfitime do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së informacionit meteorologjik dhe klimatik për institucionet publike, sektorin privat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Integrim më i madh në komunitetin evropian meteorologjik
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të IHMK-së në komunitetin profesional evropian të shërbimeve meteorologjike. Bashkëpunimi me EUMETNET do t'i mundësojë institutit të kontribuojë në iniciativa të përbashkëta evropiane, të ndjekë standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe të forcojë rolin e tij si institucioni përgjegjës për monitorimin hidrometeorologjik, klimatik dhe ofrimin e shërbimeve meteorologjike në Republikën e Kosovës.
AMMK dhe IHMK mbeten të përkushtuara në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale, me synim ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore dhe në përputhje me standardet evropiane.