937 - Lajmi Single | AMMK

Kosova merr përvojat gjermane për menaxhimin e Parqeve Kombëtare

06 July 2026

foto

Në kuadër të projektit "Formësimi i së ardhmes së rajonit të Bjeshkëve të Nemuna", një delegacion nga Kosova i përbërë nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përshirë MMPH, AMMK, Drejtoritë e Parqeve, Komunat e Regjionit të Pejës, CNVP Kosova, dhe grupet tjera të interesit kanë marrë pjesë në një vizitë studimore dy ditore në Parkun Kombëtar Harz, Gjermani.

Delegacioni është mirëpritur nga përfaqësuesit e Parkut Kombëtar Harz dhe ekspertët nga Naccon GmbH dhe Akademia Alfred Toepfer për Ruajtjen e Natyrës, të cilët kanë ndarë përvojën e tyre në menaxhimin e Parqeve Kombëtare.

Gjatë vizitës delegacioni nga Kosova mes tjerash ka marrë përvoja për monitorimin dhe rinatyralizimin e llojeve të rrezikuara të faunës dhe në mënyrë specifike tw Rrëqebullit Evropian, masat për konservimin e biodiversitetit, menaxhimin e pyjeve dhe kullosave, menaxhimin e vizitorëve, qendrave informuese për vizitore dhe shtigjeve për ecje, zonimin e parkut, zhvillimin e infrastrukturës dhe në mënyrë specifike stigjeve të ecjes dhe rrugëve të parkut, turizmin e qëndrueshëm dhe partneritetin dhe bashkëpunimin me organizatat lokale dhe grupet e interesit, edukimin dhe komunikimin për mbrojtjen e natyrës, organizimin administrativ dhe fondet e BE për zhvillimin e PK.

Është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Parkut Kombëtar Hartz dhe Parqeve Kombëtare të Kosovës për shkëmbimit e njohurive dhe pervojave për të ardhmen, meqense një nga objektivat e vizitës ishte edhe forcimi i bashkëpunimin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin afatgjatë të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

Vizita është organizuar nga CNVP (Connecting Natural Values and People), si implemtuese kryesore e projektit në bashkëpunim me AMMK, NACOON GmbH dhe Akademia për Ruajtjen e Natyrës Alfred Toepfer, mbështetur nga Fondacioni Hans Wilsdorf dhe Fondacioni Gjerman për Mjedisin (DBU).