23 June 2026
Punëtoria kishte për qëllim nxitjen e kontributit strategjike nga institucionet kyçe, me qëllim që të orientojë zhvillimin e një projekti të ri të fokusuar në biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura në Kosovë.
Kjo nismë, e financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të instrumentit IPA III dhe e zbatuar nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe SIDA, synon të mbështesë administratat publike në ruajtjen e natyrës dhe në krijimin e rrjetit Natura 2000, dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parqeve Kombëtare.
Përfaqësuesit e institucioneve relevante përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit me Drejtoritë e Parqeve dhe Institutin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, dhanë kontributin e tyre që janë thelbësore për këtë proces.
Përmes sesioneve planare dhe diskutimeve në grupe pune, pjesëmarrësit shkëbyen ide, dhanë sygjerime, ngritësn shqetësum si dhe identifikuar sinergji të mundshme për të ndihmuar në përcaktimin e veprimeve kryesore të projektit.
Ky aktivitet u organizuar në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe SEPA, me pjesëmarrje dhe mbështetje edhe të përfaqësuesve të SIDA, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore e Komisionit Evropian-DG ENEST.