23 June 2026
Mbështetur nga programi IWRMK-K dhe zbatuar nga Skat Consulting Ltd. dhe Agjencia e Mjedisit e Austrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, si pjesë e projektit “Matjet Gjeodezike të profileve Hidrometrike” dhe “Krijimi i Lakoreve të Qëndrueshmërisë”, vazhduan aktivitetet, kësaj radhe në Lepenc (Hani Elezit).
Me këtë rastë nga ekspert të IHMK_s u bënë matje hidrometrike me metodën “Current Metering - F1” ndërsa nga kompania implementuese GEO-S, u bënë matjet gjeodezike dhe ato me dronë në këtë profil hidrometrik, të rëndësishme për gjeometrinë e lumit dhe rrethinën, në një perimetër prej 1ha, studime këto për caktimin e “Pragjeve të Përmbytjeve” dhe njohjës së treguesve kuantitativ të lumit.
Gjatë këtij aktiviteti ishinë prezent përfaqësues nga Zyra Zvicerane dhe përfaqësuesit nga programi IWRM-K.