21 May 2026
Një delegacion nga Kosova i përbërë nga përfaqësues të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Parkut Kombëtarë “Sharri” dhe Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, ka realizuar një takim në Malin e Zi, me që rast janë takuar me përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike për Parqet Kombëtare të Malit të Zi.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte diskutimi mbi mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit ndërkufitarë në mes të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna“ në Kosovë dhe Parkut Kombëtar “Prokletije” në Mal të Zi, në kuadër të Programit të Federatës Evropiane të Parqeve Ndërkufitare EUROPARC.
Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët të vlerave natyrore të Bjeshkëve të Nemuna, forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në të dy anët e kufirit.
Tema tjera të diskutimit ishin edhe harmonizimi i planeve menaxhuese, avancimi në zabtimin e standardeve evropiane për menaxhimin e zonave të mbrojtura, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm, menaxhimi i turistëve dhe të hyrave nga vizitorët në park si dhe shkëmbimi i përvojave bilaterale në konservimin e biodivesitetit.
Delegacioni nga Kosova, kishte mundësi që gjatë vizitës, përveç takimeve zyrtare, të vizitojë edhe disa nga pjesët më të bukura dhe atraktive të Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna“ në territorin e Malit të Zi, duke njohur nga afër vlerat natyrore, biodiversitetin dhe potencialin turistik që ofron ky park.