914 - Lajmi Single | AMMK

Menaxhimi i qëndrueshëm i kullotave në Parkun Kombëtarë Sharri

21 May 2026

foto

Me moton “Komunitetet bujqësore malore më të forta dhe më elastike ndërtojnë ekosisteme më të shëndetshme në rajonin e Sharrit”, rreth 20 fermerë të zonave malore nga Komuna e Dragashit dhe Komuna e Prizrenit kanë qenë pjesë e një trajnim praktik mbi menaxhimin e qëndrueshëm të kullotave.

Fermerët e trajnuar, ishin kryesisht fermerë që punojnë çdo ditë me kullota dhe bagëti dhe krahas shkëmbimit të përvojave ata janë informuar edhe për praktikat dhe idetë që ndihmojnë për të përmirësuar mënyrën se si t'i menaxhojnë kullotat dhe kopetë e tyre dhe si të përfitojnë nga fondet e ndryshme duke përfshirë edhe fondet IPA të BE-së për bujqësinë e qëndrueshme dhe organike.

Ky aktivitet është organizuar nga CNVP Kosova, në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Kombëtarë “Sharri”, në kuadër të projektit “Kullota të qëndrueshme në Rajonin Ndërkufitarë Sharr/Korab/Koritnik/Mavrovo” i mbështetur nga Fondacioni Bamirës Aage V. Jensen dhe Fondacioni Nando & Elsa Peretti.