07 April 2026
Në kuadër të aktiviteteve monitoruese të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN), ka vazhduar monitorimi i faunës së egër përmes kamerave gjurmuese në territorin e Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Në kuadër të këtij aktiviteti që synon mbledhjen e të dhënave të besueshme mbi praninë, shpërndarjen dhe aktivitetin e specieve të faunës së egër në habitatet e tyre natyrore, kësaj radhe janë evidentuar disa lloje të rëndësishme të faunës së egër, si: Kaprolli (Capreolus capreolus), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra), Derri i egër (Sus scrofa), Macja e egër (Felis silvestris), Ariu (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Dhelpra (Vulpes vulpes), Vjedulla (Meles meles) etj.
Të dhënat e mbledhura dëshmojnë për një biodiversitet të pasur dhe rëndësinë ekologjike të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” si zonë e rëndësishme natyrore e mbrojtur për ruajtjen e llojeve të rralla të faunës së egër.
Materialet e prezantuara (fotografi dhe video) janë realizuar përmes kamerave gjurmuese dhe pasqyrojnë një pjesë të faunës së egër të dokumentuar në këtë park kombëtar.
Ky aktivitete është realizuar si rezultat i bashkëpunim ndërmjet IKMN dhe fotografit të botës së egër Blerim Gjoci.

