05 April 2026
Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Armend Agushi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Akademisë sē Shkencave dhe Arteve tê Kosovës (ASHAK), Akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar dhe Prof. Enver Hamiti, anëtar korrespondent dhe sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës.
Në këtë takim pune u diskutuan mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët.
U vlerësua se ekzistojnë mundësi konkrete për zhvillimin e bashkëpunimit në një sërë fushash shkencore dhe aplikative, në funksion të avancimit të kërkimit shkencor dhe të kontributit të përbashkët në të mirë të vendit.