05 March 2026
Me përkrahje nga Programi për Menaxhimin e Integruar të Rasurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Faza 2, ka filluar implementimi i projektit: “Matjet Gjeodezike të Profileve të Tërthorta të Lumenjve dhe krijimi i "pasaportave" të Stacioneve të Monitorimit Meteorologjik dhe Hidrometrik, të Rrjetit Shtetëror Hidrometeorologjik, të cilat po kryhen nga Kompania GEO-S sh.p.k.
Aktivitetet po realizohen nga IHMK dhe ekspertët e angazhuar nga Programi IWRM-K, duke përfshirë realizimin e matjeve gjeodezike në të gjitha profilet hidrometrike (34 sosh), matjet me dron dhe matjet e rrjedhës së lumenjve. Matjet e para kanë filluar të realizohen në Lumin Moravë e Binçës - Viti.
Programi për Menaxhimin e Integruar të Rasurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Faza 2, përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Kosovës, dhe zbatohet nga Skat Consulting Ltd në Konzorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit.