15 January 2026
U.d. Drejtori Ekzekutiv i AMMK, Afrim Berisha, ka pritur në takim përfaqësuesin e NACOON GmbH (Gjermani), Thomas Wehinger dhe përfaqësuesit e CNVP Kosova, Xhevat Lushi – drejtor, Hajrush Kurtaj-këshilltarë, dhe Teuta Hoxha-Jaha - menaxhere e projektit.
Në takim është diskutuar lidhur me fillimin e zbatimit të projektit “Formësimi i së Ardhmes së Rajonit të Bjeshkëve të Nemuna”, koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe zbatimin e planit të punës së projektit.
Projektit për Parkun Kombëtarë Bjeshkëve të Nemuna, mbështetet me bashkëfinancim nga Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU) dhe Fondacioni Hans Wilsdorf (Zvicër). Projekti po zbatohet nga CNVP Kosova në partneritet me NACOON GmbH (Gjermani), Akademinë Alfred Toepfer për Ruajtjen e Natyrës, AMMK dhe Drejtorinë e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe do të zgjasë për një periudhë 36-mujore.
Qëllimi kryesorë i projektit është të kombinojë ruajtjen e ekosistemit me zhvillimin socio-ekonomik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, duke forcuar kapacitetet e stafit dhe duke i përshtatur palët kryesore të interesuara për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Objektivat kryesore të projektit janë të fokusuara në forcimin e zbatimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar, zhvillimin e udhëzimeve për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore si dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin dhe ndërgjegjësimit për lidhjen midis ruajtjes së natyrës dhe zhvillimit lokal.
Përfaqësuesin e NACOON GmbH (Gjermani), dhe ata të CNVP, kanë vizituar edhe drejtorinë e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, ku janë takuar me përfaqësuesit e kësaj drejtorie dhe kanë biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve për zbatimin e projektit.