87 - Lajmi Single | AMMK

Rirogranizohet Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

22 September 2011

foto

22/09/2011- Në kuadër të riorganizimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë bazuar në Planin Strategjik Zhvillimor 2010-2014 të MMPH-se dhe në vendimin e Qeverisë së Kosovës  Nr. 09/26, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr.13, për Strukturën Organizative dhe Përgjegjësitë e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Sipas këtij udhëzimi administrativ AMMK është e organizuar në Institute, Drejtori, Divizione, Sektorë dhe Njësi. Institutet në kuadër të AMMK-së janë: Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Instituti i Planifikimit Hapësinorë, ndërsa Drejtoritë në kuadër të AMMK-së janë: Drejtoria e Monitorimit, Vlerësimit dhe Raportimit Mjedisor dhe Drejtoria e Parqeve Kombëtare.
Në këtë udhëzim administrativ janë të përshkruara edhe detyrat dhe përgjegjësitë e AMMK-së, detyrat dhe përgjegjësitë e Instituteve dhe Drejtorive përkatëse si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e kryeshefit ekzekutiv.
Në kuadër të implementimit të këtij Udhëzimi Administrativ, Kryeshefi Ekzekutiv i AMMK-së z. Ilir Morina, është duke mbajtur takime informative me drejtorët e Instituteve dhe Drejtorive përkatëse me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për mbarëvajtjen e punës së AMMK-së.

 

 

Për më shumë: