29 October 2024
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës Afrim Berisha, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e konsorciumit të projektit ISLANDR, një projekt ky i financuar nga programi Horizon i Bashkimit Evropian, që ka në fokus strategjitë e bazuara në informimin për rehabilitimit të tokave, sipas kërkesave të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Përfaqësuesit e projektit ISLANDER, pjesë e të cilit është edhe Kosova përmes organizatës iRN LLC, e informuan AMMK lidhur me organizatat e përfshira në projekt, objektivat, aktivitetet, komponentët e projektit dhe udhërrëfyesin që do të lehtësoj procesin e vendimmarrjes së bazuar në informacion për rehabilitimin e tokave për nivele të ndryshme të sipërfaqeve të tokave dhe llojeve të ndotjes.
Për AMMK me rëndësi të veçantë ishte sidomos komponenti i identifikimit dhe vlerësimit të ndotjes së tokave dhe vlerësimi i rrezikut për shëndetin publik nga ndotja e tokave, për çka u shpreh interes bilateral i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve.
Në takim ku diskutuan dhe u eksploruan në mënyrë më të detajuar mundësitë e bashkëpunimit në mes të AMMK dhe projektit ISLANDR për identifikimin e zonave të ndotura të tokave, mbledhjen e informatave, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për rehabilitimin e tokave, hartimin e politikave nacionale për monitorimin dhe vlerësimin e ndotjes së tokave si dhe ngritjen e bashkëpunimit me institucionet relevante vendore dhe ato të vendeve të Bashkimit Evropian.