799 - Lajmi Single | AMMK

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit në mes të AMMK dhe EPA-s amerikane

21 October 2024

foto

Përfaqësuesit e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Afrim Berisha, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm dhe Sami Behrami, Udhëheqës i Divizionit për Zonat e Mbrojtura në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (US EPA), Lek Kadeli, Zëvendës Drejtor Kryesor Financiar dhe znj.Sierra Brantz, Bashkëpunëtore i Shëndetit Mjedisor.

Në takim u diskutuan për detyrat, angazhimet dhe projektet e AMMK në fushën e mjedisit, aktivitetet e EPA-s amerikane dhe angazhimet e saj në regjionin e Ballkanit si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy agjencive në të ardhmen.  Në mënyrë të veçantë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtës së natyrës dhe projekteve ndërkufitare, mbështetjen në organizimin e fushatave mjedisore si dhe mbështetjen përmes angazhimit të vullnetarëve nga Korpusi Amerikan i Paqes.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi gjatë muajit të ardhshëm, dy vullnetarë nga Korpusi Amerikan i Paqes, do të angazhohen në AMMK për të ofruar mbështetje në menaxhimin e Parqeve Kombëtare dhe aktivitete tjera në sektorin e mbrojtës së natyrës dhe zhvillimit të ekoturizmit.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, përfaqësuesit e EPA-s nesër do të vizitojnë Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”.