798 - Lajmi Single | AMMK

Rrjedhat e të dhënave bazë të EIONET për vitin 2023- Kosova përmbush 100% të obligimeve

18 October 2024

foto

Rrjeti Evropian i Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET) ka bërë vlerësimin e përmbushjes së obligimeve për raportim për vitin 2023. Kosova së bashku me 3 vende tjera Austrinë, Maqedoninë e Veriut dhe Poloninë, kanë arritur të përmbushin 100% të obligimeve për raportim në kuadër të rrjedhës së të dhenave themelore për vitin 2023.

Njëmbëdhjetë vende tjera (Qipro, Estonia, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia), arritën të përmbushin obligimet për raportim në shkallë prej 90% ose më lart.

Në kuadër të vlerësimit për ketë periudhe, Kosova ka marrë pikët maksimale për secilen nga fushat e raportimit të realizuara përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK), përkatësisht për raportimin e të dhënave vjetore për cilësi të ajrit, raportimin online të të dhënave për cilësi të ajrit, raportimin për emisionet në ajër, raportimin për gazrat serrë, raportimin për zonat e mbrojtura, raportimin për cilësi të ujërave dhe raportimin për sasi të ujërave.

Ky sukses është arritur falë punës dhe përkushtimit të ekspertëve të AMMK dhe bashkëpunimit me institucione tjera monitoruese në nivel kombëtar, si dhe mbështetjes nga donatorët përmes projekteve të ndryshme.

Njëherit kjo arritje tregon edhe përkushtimin e AMMK në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të programit të bashkëpunimit me Agjencinë e Mjedisit të Evropës (EEA), me Rrjetin Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET) dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Per më shumë: https://www.eea.europa.eu/pub.../eionet-core-data-flows-2023