79 - Lajmi Single | AMMK

Është mbajtur takimi i parë zyrtarë i lançimit të projektit të binjakëzimit “Mbështetje për Sektorin e Mjedisit në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian

23 February 2011

foto

23.02.2011- Në ambientet e Qendrës për Informim dhe Kulturë të Bashkimit Evropian në Kosovës, dje është mbajtur takimi i parë zyrtarë i lançimit të projektit të binjakëzimit  “Mbështetje për Sektorin e Mjedisit ne Kosove”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Në hapje të takimi kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së, Dr.sci. Ilir Morina ka theksuar mes tjerash se “ne shpresojmë që ky projekt do të jetë një ndihmë konkrete në radhë të parë në forcimin institucional të MMPH-së përmes ngritjes së kapaciteteve por njëkohësisht edhe në procesin e integrimeve evropiane dhe në thellimin e bashkëpunimit me Agjencionin Evropian të Mjedisit dhe me Agjencitë e Mjedisit të vende anëtare të Bashkimit Evropian, implementuese të projektit”.

 

Të pranishëm në hapjen zyrtare të këtij takimi kanë qenë edhe ambasadori i Ambasadës Austriake, z. Johann Brieger, ambasadorja e Ambasadës Finlandeze, znj. Tarja Fernandez, z. Gordon McInnes, Zëvendës Drejtor i Agjencisë Evropiane te Mjedisit, z.Georg Reberning, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë Austriake të Mjedisit, z. Melvin Asin nga Zyra e ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Agjencioni Austriak i Mjedisit, nga Instituti meteorologjik i Finlandës dhe nga Qendra për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji nga Letonia dhe nga projekti i binjakëzimit, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit të Maqedonisë   dhe Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve të Shqipërisë si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e Kosovës që do të përfitojnë nga projekti.

 

Përfitues i projektit është Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) ndërsa projekti po implementohet nga ana e Agjencisë se Mjedisit, Austri, ne bashkëpunim me eksperte nga Instituti Meteorologjikë Finlandez dhe Qendra për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji e Letonisë. Këto tri Shtete tashme kane kaluar procesin e pranimit ne BE dhe kane implementuar me sukses projekte te ngjashme Binjakëzimi ne Evropën Lindore dhe Juglindore. Agjencia për Mbrojtje e Mjedisit e Kosovës pret nga ky projekt për përgatitjen e rrugës se Kosovës për ne BE sa i përket çështjeve të menaxhimit të mjedisit. Projekti ka kohëzgjatje prej 22 muajsh, me një buxhet prej 1.0 m € të financuara nga BE dhe 0.1 m € te bashkëfinancimit nga Buxheti Shtetëror i Kosovës.  Objektivat kyçe të projektit janë: konsolidimi i kapaciteteve administrative ne AMMK dhe departamentet relevante ne MMPH në çështje ligjore, institucionale dhe teknike te monitorimit te mjedisit me fokusim te veçante mbi ajër dhe ujë, përmbushja e të paktën 30 % e kërkesave te raportimit për Agjencinë Evropiane te Mjedisit për treguesit e prioritetit te rrjedhës se te dhënave si dhe krijimi i menaxhimit moderne te të dhënave përfshirë dhe zhvillimin e bazës se te dhënave mjedisore.

 

 

Për më shumë detaje rreth projektit klikoni në linkun www.ammk-rks.net/twinning