786 - Lajmi Single | AMMK

Disa rregulla themelore të mbrojtjes nga rrufeja

20 August 2024

foto

Këto janë disa rregulla themelore të mbrojtjes nga rrufeja të rekomanduara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

  • Nëse gjendeni jashtë në natyrë  gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një peme, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.
  • Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.
  • Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.
  • Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi.
  • Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi, sepse uji është përçues i mire i elektricitetit.
  • Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike.
  • Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes dhe radiatorëve. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike.
  • Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë dhe tharëse flokësh .
  • Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje nga rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejtë frymëdhënia, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale. Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë.
  • Gjeni një ndërtesë të fortë ose futuni brenda një makine ose kamioni. Mbyllni dritaret.
  • Shmangni pemët e larta dhe të vetmuara.
  • Mos u shtrini në shesh, përkuleni kokën midis gjunjëve.
  • Nëse jeni duke notuar ose shëtitje me varkë, shkoni në tokë të thatë dhe gjeni shpejt një strehë.
  • Qëndroni Brenda, prisni të paktën 30 minuta pasi bubullima të përfundojë përpara se të dilni jashtë. Mos u mashtroni nga qiejt me diell - rrufeja mund të godasë rreth  15km larg shiut.
  • Mos bëni dush, sepse uji është përçues i  mire i rrymës elektrike
  • Tubat  e ujit e përçojnë energjinë elektrike - shmangini ato në një stuhi. Rregullat potencojnë  se mos bëni një banjë ose dush, mos lani enët apo as mos qëndroni pranë lavatriqes ose enëlarëses, kur dëgjoni bubullima.
  • Shmangni pajisjet -Mos përdorni pajisje elektrike gjatë një stuhie. Telefonat celularë, laptopët dhe pajisjet që nuk janë të lidhura janë në rregull dhe mund të përdoren. Mos përdorni një telefon me kabllo.
  • Nëse rrufeja godet dikë - thirrni menjëherë ndihmën e shpejtë dhe jepni ndihmën e parë.