19 August 2024
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” sh.a. Pejë, sot ka vendosur kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave në dy lokacione në zonën e Rugovës. Fillimit të mirëmbajtjes së zonës i ka paraprirë marrëveshja e lidhur në mes Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dhe Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” sh.a. Pejë, për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e zonës së Rugovës të PK “Bjeshkët e Nemuna”.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është mirëmbajtja dhe menaxhimi i mbeturinave në zonën e Rugovës, përkatësisht në lokalitetet Kuçishtë, Drelaj, Shtupeq i Madh dhe Rekë e Allagës, në territorin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”. Marrëveshje specifikon kryerjen e shërbimeve nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti”, ku përshihen: vendosja e kontejnerëve të mbeturinave, angazhimi i stafit për mirëmbajtjen e zonës, grumbullimi i mbeturinave dhe transporti i mbeturinave në Deponinë Sanitare të Mbeturinave në Sferkë.
Shërbimet e Kompanisë Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” sh.a, do të mundësojnë menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në zonën e Rugovës të PK “Bjeshkët e Nemuna”, duke reflektuar në mbrojtjen e vlerave natyrore, përmirësimin e imazhit dhe promovimin e vlerave turistike, bazuar në Ligjin për Parkun Kombëtare Bjeshkët e Nemuna, Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe Rregulloren për Rendin e Brendshëm të Parqeve Kombëtare.