779 - Lajmi Single | AMMK

Udhëzues për OSHC-të për përdorimin e informacionit në RSHTN

02 August 2024

foto

Gjatë dekadave të fundit, regjistrat e shkarkimit dhe transferimit të ndotësve (RSHTN) janë shndërruar në një mjet të ri dhe të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të shkarkimeve në mjedis. Duke sjellë informacion mbi shkarkimet ndotëse në mjediset publike, RSHTN-të rrisin ndërgjegjësimin për burimet kryesore të kërcënimit ndaj shëndetit dhe mjedisit dhe i mundësojnë publikut të luajë një rol më efektiv për të ndikuar në proceset vendimmarrëse që lidhen me këto kërcënime. Rritja e transparencë mund të krijojë presion mbi kompanitë për të reduktuar barrën e ndotjes që rrjedh nga aktivitetet e tyre.  

RSHTN është një Regjistër i Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve, i njohur shkurt si RSHTN. Ai është një regjistër i qasshëm për publikisht që përmban informacion mbi shkarkimet (emetimet) nga operatorët në mjedisi, dhe transferimet e tyre, dhe që përfshinë një grup të caktuar ndotësish nga disa aktivitetete specifike. Informacioni i përfshirë në një RSHTN raportohet në mënyrë periodike, zakonisht në baza vjetore dhe është i detyrueshme, nga operatorët përgjegjëse për aktivitetet që shkaktojnë shkarkimet dhe transferimet.

Protokolli i Kievit për RSHTN është i pari instrument ligjor i detyrueshëm ndërkombëtarisht  mbi këtë temë, duke i angazhuar palët e saj për të krijuar RSHTN-të që janë të qasshme për publikun dhe mirëmbahen përmes raportimit të detyrueshëm të një grupi të gjerë ndotësish nga disa aktivitete të rëndësishme mjedisore. 

Ky udhëzues prezanton konceptin e RSHTN-së, tregon historinë se si Protokolli hyri në fuqi dhe përshkruan kërkesat e tij kryesore dhe aktivitetet që po ndërmerren për të nxitur zbatimin e tij.

Përgatitja e këtij udhëzuesi u mbështet nga projekti “Enhancement of Pollutant Release and Transfer Registers (PRTRs) in the Western Balkan Countries and the Republic of Moldova ”, i cili u financua nga Ministria Federale Gjermane e Mjedisit me fonde nga Programi i Asistencës Këshillimore (AAP) për mbrojtjen e mjedisit në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore si dhe vende të tjera në kufi me Bashkimin Evropian. Ai u mbikëqyr nga Agjencia Gjermane e Mjedisit (UBA) dhe u zbatua nga Participatio Ltd. në partneritet me EcoContact, REC Albania, REC BiH dhe REC Mali i Zi.

Për më shumë shkarkoni: Udhëzuesin për përdorimin e informacionit në RSHTN