777 - Lajmi Single | AMMK

Rehabilitohet lejleku i lënduar dhe kthehet në çerdhen e tij!

31 July 2024

foto

Pas paralajmërimeve nga banorët lokal dhe nga organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e zogjve, për gjendjen e rëndë të një lejleku (Ciconia ciconia), në fshatin Babimost të Komunës së Obiliqit, zyrtarët nga AMMK/Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë vërtetuar saktësinë e informacioneve, kanë gjetur lejlekun, të cilin pas komunikimeve me Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit e kanë dërguar në qendrën për trajtimin dhe rehabilitimin e kafshëve të egra “Pylli i Arinjëve”, në Badovc të Prishtinës.

Në Pyllin e Arinjëve përkatësisht nga veterineri i kontraktuar nga Ordinanca Veterianare “Diognosa VET”, lejleku ka marrë trajtimin përkatës nga veterinari, dhe pas përmirësimit të gjendjes së tij është lëshuar sërish në habitatin e tij, përkatësisht në çerdhen e tij në fshatin Babimoc, ku janë identifikuar edhe katër individë tjerë të lejlekut.  

AMMK/Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, si institucion qendror përgjegjës për mbrojtjen e biodiversitetit, përfshirë edhe llojet e egra të shpendëve, shpreh falënderim për të gjitha organizatat joqeveritare dhe komunitetin lokal për bashkëpunimin dhe angazhimin për përkujdesjen dhe ruajtjen e llojeve të egra të faunës sonë.