31 July 2024
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës / AMMK- MMPHI, në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë dhe ditën në vijim. Temperaturat e larta, përveç ndikimeve negative në shëndetin e njeriut shtojnë dukshëm mundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje, përfshirë edhe pyjet në Parqet Kombëtare.
Me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, MMPHI/AMMK përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Drejtorisë për Administrim e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin dhe monitorimin e territorit të Parqeve. Për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë më efikase, është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjitha organet relevante.
Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve.
Kërkojmë nga të gjithë Ju, që në rast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare ta lajmëroni në numrat e kontaktit Drejtoritë përkatëse: Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 048 222 718 dhe 044 155 735; dhe Drejtorinë e Parkut Kombëtar“ Sharri” janë: 045 308 164 dhe 044 263 188.
Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh janë: Zjarrfikësit: 193; Policia e Kosovës: 038/192, dhe mobil 192; Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës: 112; dhe Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/ 500 094.