30 July 2024
Është përmbyllur me sukses trajnimi, mbajtja e provimit dhe licencimi i mbikëqyrësve të zonave të mbrojtura.
Gjashtë zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tre nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, dhe tre nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, janë licencuar si mbikëqyrës të zonave të mbrojtura.
Certifikatat e licencimit të mbikëqyrësve të zonave të mbrojtura janë nënshkruar nga ministri i MMPHI, dhe u janë shpërndarë zyrtarëve nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe nga përfaqësuesit e komisionit të licencimit.
Me licencimin e mbikëqyrësve të zonave të mbrojtura, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka ngritur nivelin profesional të zyrtarëve - mbikëqyrësve të zonave të mbrojtura, të cilët kujdesen për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore të parqeve kombëtare.