774 - Lajmi Single | AMMK

Publikohet Raporti vjetor për gjendjen e ajrit në Kosovë për vitin 2023

30 July 2024

foto

Raporti vjetor për gjendjen e ajrit 2023, përmban të dhënat e cilësisë së ajrit të mbledhura nga 12 stacione statike dhe një mobil në tërë territorin e Republikës së Kosovës të vitit kalendarik 2023.

Raporti ofron gjithashtu edhe një përmbledhje të të dhënave për emisionet të ajrit, investimet në sektorin e ajrit, infrastrukturën ligjore dhe rekomandimet për përmirësim të gjendjes.

Parametrat e cilësisë së ajrit të cilët janë vlerësuar nga Sektori për Vlerësim të Gjendjes Mjedisore janë: Monoksidi i Karbonit( CO), Ozoni (O3), Dyoksidi i Sulfurit (SO2), Dyoksidi i Azotit NO2), Grimcat të pluhurit me diametër më të vogël se 10 dhe 2,5 mikron, përkatësisht PM10 & PM 2.5.

Të dhënat për shkarkimet në ajër përfshijnë vlerësimet për shkarkimet (emisionet) në ajër të NOx, SO2 dhe Pluhurin Total nga operatorët ekonomik: TCA dhe TCB, New Co Feronikel dhe Sharr Cem.

Për më shumë: Raporti vjetor për gjendjen e ajrit në Kosovë për vitin 2023