77 - Lajmi Single | AMMK

Buletini Mjedisor, një burim i ri i informacionit për mjedisin

04 February 2011

foto

04.02.2011- Buletini Mjedisor tani më është bërë një dritare e re e informimit për mjedisin. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit  të Kosovës në bashkëpunim me UNDP-në, kanë publikuar numrin e dytë të këtij buletini.

Përderisa në numrin e parë të tij i është kushtuar më shumë vëmendje aktiviteteve të nxënësve, shkollave dhe fshatrave për mbrojtjen e mjedisit, kësaj radhe në qendër të vëmendjes buletini ka vënë përdorimin e burimeve të ripërtrishtme në prodhimin e energjisë dhe rëndësinë e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Në faqet e buletinit ka edhe informacione për përpjekjet globale, regjionale dhe nacionale për mbrojtjen e mjedisit në forma dhe mënyra të ndryshme të ndërmarra nga institucionet, shoqëria civile dhe nga komuniteti i artistëve. Dritarja e informatave të përmbledhura me fakte të rëndësishme mjedisore, këshillat për mbrojtjen e mjedisit dhe kalendari i ngjarjeve mjedisore po ashtu janë pjesë e informacioneve që e kompletojnë këtë numër.

Përshtypjet dhe reagimet pozitive nga ana e lexuesve për numrin e parë të Buletinit, janë një motiv shtesë që na inkurajon të vazhdojmë me përkushtim edhe më të madh në botimin e këtij buletini që do të jetë në duart e lexuesit çdo tre muaj.

Duke shpresuar se jemi në rrugë të mirë për të përmbushur synimin tonë për ngritjen e nivelit të informimit cilësorë për mjedisin falënderojmë të gjitha ata që kontribuuan në pasurimin e buletinit me tema interesante dhe me interes për publikun.  Ndërsa, përsërisim kërkesën tonë për bashkëpunim dhe inkurajojmë të gjithë individët dhe organizatat e interesuara që të na dërgojnë informacione për aktivitetet e tyre.

Shkarko Buletinin Mjedisor nr. 2