760 - Lajmi Single | AMMK

Studimi “Ndotja e ajrit në Kosovë - Masat dhe instrumentet”!

06 February 2024

foto

Ky studim ofron një pasqyrë se cilët sektorë kanë potencialin më të madh të efikasitetit në reduktimin e ndotësve të ajrit dhe emetimeve të gazeve serrë në Kosovë. Studimi i ofron Kosovës një kuptim më të mirë se në cilët sektorë kyç zbutja është më e realizueshme, si dhe cilat masa dhe instrumente politikash mund të përdoren. Studimi synon të sigurojë një analizë e cila mund të përdoret për krijimin e kushteve më të mira të jetesës në lidhje me cilësinë e ajrit dhe zhvillimin e instrumenteve të politikave që synojnë reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe ndotësve të ajrit.

Për realizimin e studimit është përdorur mjeti i modelimit GAINS, si dhe te dhënat dhe njohurit e AMMK dhe te institucioneve tjerë, si dhe të dhënat bazë nga INASA (Instituti Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara). Analiza arrin në përfundimin se tre sektorët kryesorë të emetimit që duhet të jenë në fokus kryesor për Kosovën për të reduktuar emetimet e saj në ajër janë si në vijim: Djegia e drurit për banim, Transport rrugor me naftë dhe Prodhimi i nxehtësisë dhe energjisë. Ndotësit e ajrit që janë me interes kryesor në këtë analizë janë PM2.5, NOx, SO2 dhe NMVOC.

Ky studim do të ju shërbejë autoriteteve që kanë përgjegjësi në hartimin e politikave për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe emetimeve në ajër, dhe si përfaqësuesve nga sektorët që janë burimet kryesore të ndotjes si Energjia, Ngrohja dhe Transporti, gjatë procesit të hartimit të politikave përkatëse përfshirë: Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Cilësi të Ajrit, Planet Lokale të Veprimit për Cilësi të Ajrit, Strategjinë e Dekarbonizimit, Planin Nacional për Energji dhe Klimë, Politikat e transportit dhe dokumente tjera strategjike të kësaj fushe.

Ky studim do jetë një informacion i vlefshëm edhe për donatoret, OJQ, projektet dhe akteret tjerë qe janë te involvuar ne procesin e hartimit te politikave për reduktimin e ndotjes se ajrit dhe emetimeve në ajër.

Studimi është realizuar në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, me mbështetje të Agjencionit Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA).

Për më shumë raporti final i studimit “Ndotja e ajrit në Kosovë - Masat dhe instrumentet e politikave të propozuara për të reduktuar ndotjen në sektorët kyç”.