14 December 2023
Nën organizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe partnerëve implementues të projektit, Participatio Ltd dhe REC Albania, është mbajtur takimi lidhur me përmirësimin e Raportimit për Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (RSHTN) në Kosovë.
Qëllimi i takimit ishte të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të kërkesave ligjore dhe teknike mbi zbatimin e Direktivës së Shkarkimeve Industriale (IED) dhe Raportimit të Integruar për Regjistrin Elkektronik të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (E-RSHTN) dhe Impianteve me Djegie të Mëdha (LCP) në Kosovë, me fokus tek ndërlidhja e tyre në Evropë.
Gjithashtu takimi kishte synim të vlerësojë arritjet, të identifikojë vështirësitë aktuale dhe nevojat e mëtejshme në lidhje me zbatimin e E-RSHTN në Kosovë, duke përfshirë në këtë proces rolin e autoriteteve, operatorëve dhe OJQ-ve.
Gjatë takimit ka pasur edhe diskutime, me autoritetet dhe palët e interesuara mbi këtë proces, për hapat e mëtejshëm mbi funksionimin dhe përmirësimin e raportimit të integruar të RSHTN dhe E-RSHTN & LCP.
AMMK si përfituese e këtij projekti përvec rishikimit të bazës ligjore për PRTR, ka marrë mbështetje edhe në zhvillimin e sistemit online të raportimit për PRTR, si dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe operatorëve ekonomik për raportim dhe mirëmbajtje të regjistrit.
Aktiviteti është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Regjistrave të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (RSHTN) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë”, të mbështetur nga Qeveria Gjermane, përkatësisht nga Ministria e Mjedisit, Konservimit të Natyrës, Ndërtimit dhe Sigurisë Nukleare nën mbikqyrje të Agjencisë Gjermane të Mjedisit.