737 - Lajmi Single | AMMK

Situata aktuale hidrometeorologjike dhe trendet per muajt e veres 2023

02 June 2023

foto

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka përgatitur një buletin mbi “Situata aktuale hidrometeorologjike dhe trendet për muajt e verës 2023”.

Buletini ofron informacion të detajuar mbi gjendjen e treguesve kryesor klimatik për periudhën janar-maj 2023, dhe prognozën për periudhën verore (qershor-gusht 2023).

Gjendja aktuale është prezantuar bazuar në matjet e realizuara në 11 Stacione Automatike Meteorologjike, ndërsa për realizimin e prognozës janë përdorur të dhenat nga produktet e ofruara nga European Centre for Medium-Range Weather Forecasts (ECMWF. Met Office, MétéoFrance, DWD), dhe Modeli SPI.

Parashikimet e realizuara s ai përket temperaturave flasin se gjatë verës temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius

Disa nga konkluzionet kryesore që ofron buletini janë këto

  • Në aspektin meteorologjik, muajt e verës do të karakterizohen me temperatura më të larta apo mbi mesataren shumëvjeçare, numri i ditëve me temperatura tropike (≥ 30), pritet të jetë në suaza të “normalës” dekatore, gjithnjë më e lartë se mesatarja shumëvjeqare.
  • Regjimi aktual dhe trendet për muajt në vijim, parashikojnë një stabilitet apo qëndrueshmëri hidrike, sidomos të mbushjes së rezervuarve gjegjësisht akumulacioneve ujore në tërë vendin, me që rast edhe stabilitet në furnizim me ujë.
  • Ndërsa në anën tjetër amplitudat e temperaturave sidomos gjatë muajve të verës, për të cilat parashikohet që të jenë mbi vlerat mesatare shumëvjeçare, do të kenë ndikime dhe efekte të ndryshme.

Për më shumë shikoni buletinin ”Situata aktuale hidrometeorologjike dhe trendet për muajt e verës 2023”.