733 - Lajmi Single | AMMK

Përfaqësuesit nga Kosova prezantojnë përvojat e tyre për monitorimin e cilësisë së ajrit në kuadër të rrjetit rajonal për menaxhimin e informacionit të cilësisë së ajrit

27 April 2023

foto

Nën organizimin e Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe zyrës së UNICEF për Ballkanin, në mbështetje të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA), në Petrovac të Malit të Zi është mbajtur konferenca “Rrjeti Rajonal mbi Menaxhimin e Informacionit të Cilësisë së Ajrit”.

 

Në këtë konferencë përvec përfaqësusve të Agjencive të Mjedisit, Instituteve Hidrometeorologjike, Ministrive të Mjedisit, dhe zyrave të UNICEF-it nga vendet e regjionit të Ballkanit Perëndimore, kanë marrë pjesë dhe përfaqësues nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të Evropës dhe përfaqësues të institucioneve tjera që puna e tyre është e ndërlidhur me menaxhimin e cilësisë së ajrit.

 

Temat kryesore të konferencës në ditën e parë kanë qenë angazhimi strategjik i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Evropës pwr bashkwpunim me vendet e Ballkanit Perëndimorë, rishikimi i direktivës së BE për cilësi të ajrit, cilësia e ajrit në vendet e ballkanit, instrumentet për komunikimin e te dhënave për cilësi të ajrit, roli i publikut, shkencës dhe të rinjëve në këtë proces si dhe kontributi i projektit të SEPA për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vendet e ballkanit.  

 

Në ditën e dytë të konferencës janë prezantuar përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe komunikimin e të dhënave. Me këtë rast janë prezantuar edhe përvojat e Kosovës në monitorimin e cilësisë së ajrit, komunikimin dhe raportimin e të dhënave që realizohet nga përfaqësuesit e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.