732 - Lajmi Single | AMMK

Përfaqësuesit e AMMK raportojnë para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

26 April 2023

foto

Përfaqësuesit e AMMK kanë raportuar para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, kryesuar nga kryetarja Fitore Pacolli-Dalipi, në një takim, qëlimi i të cilit ishte njoftimi lidhur me aktivitetet dhe projektet në këtë agjenci në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Përfaqësuesit e AMMK, Fadil Brajraktari dhe Sami Behrami nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Bajram Kafexholli nga Drejtoria për Administrimin e PK “Sharri”, njoftuan për problematika që lidhen me aspekte ligjore në sektorin e natyrës, ndërsa u fol edhe për mungesën e punonjësve dhe problemet për mbulueshmërinë e punëve dhe aktiviteteve në teren. 

Tutje u fol edhe për përmirësimin dhe plotësimin e akteve nënligjore në sektorin e natyrës, dhe zgjerimin e listës së zonave të mbrojtura.

Po ashtu, përfaqësuesit e AMMK-së shprehën edhe rekomandimet e tyre që ndërlidhën me mbrojtjen e e resurseve natyrore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të PK “Sharri” dhe PK “Bjeshkëve të Nemuna”, themelimin e një organi për administrimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe rritjen e numrit të punonjësve për menaxhimin e natyrës.

Anëtarët e Komisionit shtruan pyetje dhe ngritë shqetësime, ndërkaq morën përgjigje dhe sqarime të mjaftueshme nga përfaqësuesit e AMMK-së.