715 - Lajmi Single | AMMK

Bashkëpunimi ndërkufitarë për ruajtjen e vlerave natyrore të Malit Sharr

23 July 2022

foto

Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli dhe stafi i tij kanë mirëpritur në një takim pune në zyret e drejtorisë së parkut në Prizren, një delegacion nga Drejtoria e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” nga Maqedonia Verioire të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së drejtorit z. Ibrahim Dehari. Pjesë e delegacionit nga Maqedonia Veriore ishte edhe drejtori i klubit alpinist “Luboteni” nga Tetova, z.Joban Bozhinovski me disa anëtarë të klubit.

 

Tema kryesore e diskutimit në takim ishte rritja e bashkëpunimit në mes të dy drejtorive përkatësë për koordinimin e aktiviteteve, mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të parqeve, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në menaxhimine parqeve si dhe sfidat dhe problemet në ruajtjen e tyre.

 

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve të përbashkëta në kuadër të inciativave ndërkufitare.