709 - Lajmi Single | AMMK

DAPK Sharri diskuton për mundësitë e bashkëpunimit me Organizatën Global Conservation

19 May 2022

foto

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë Sharri, ka pritur në një takim pune, Mustafa Gönen, eksperti i ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore nga organizata Global Conservation.

Global Conservation është një organizatë ndërkombëtare me bazë në Shtetet e Bashkuara që drejton dhe realizon projekte në Parqet Kombëtare në të gjithë botën me fokus tek ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të DAPK Sharri dhe të Organizatës Global Conservation për realizimin e projekteve në fushën e konservimit të biodivesitetit dhe trashëgimisë kulturore në territorin e Parkut.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesi nga Organizata Global Conservation, ka realizuar disa vizita ku kishte mundësinë për tu njohur nga afër me trashëgiminë natyrore të Maleve të Sharrit dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të regjionit të Prizrenit.