26 August 2010
Ne ambientet e Hotelit Afa ne Prishtine, ne pranin e mysafireve kryesisht dashamires te natyres, perfaqesuesve te institucioneve qe merren me mbrojtjen e natyres dhe zyrtareve te MMPH-se, nen organizimin e AKMM, eshte promovuar Raportit per Gjendjen e Natyres 2006-2007, si dhe jane prezantuar rezultatet e hulumimit Mjedisi ne mediat e shkruara ditore qe eshte realizuar nga AKMM gjate vitit 2008.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Yagcilar tha se sot po publikojmë një raport mbi gjendjen e përgjithshme të natyrës dhe të biodiversitetit në Republikën e Kosovës e cila paraqet një pasqyrim të gjendjes së zonave të mbrojtura, të llojeve të rëndësishme bimore e shtazore, të problemeve, nevojave dhe sfidave që na presin në të ardhmen.
Nëpërmes përgatitjes dhe publikimit të këtij raporti, MMPH-ja po e përmbush një obligim ligjor, për informimin e gjithë publikut mbi gjendjen e natyrës por në ndërkohë, ne synojmë që ky raport të prodhojë efekte dhe refleksione pozitive duke filluar nga ne Institucionet qeveritare, institucionet arsimore e shkencore e deri te mediat dhe publiku i gjerë. Institucionet e Kosovës, që nga viti 1968 kur janë shpallur zonat e para të mbrojtura me ligj, kanë vazhduar hulumtimin, identifikimin dhe vënien nën mbrojtje ligjore të zonave të caktuara të natyrës.
Deri më tani janë vënë nën mbrojtje ligjore 75 zona. Prej tyre një park Nacional, 11 rezervate të natyrës, 59 monumente të natyrës, 2 peizazhe të mbrojtura (parqe regjionale të natyrës). Vetëm pas luftës janë shpallur 24 zona të mbrojtura, sipërfaqja e përgjithshme e mbrojtur aktualisht është më pak se 5 % të territorit të Kosovës, por ne do te angazhohemi qe kjo sipërfaqe të rritet deri në 10 %, pasi q ë janë të propozuara për mbrojtje edhe afër 200 zona të reja të kategorive të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, tha mes tjerash ministri Yagcilar.
Ylber Sherifi, shef i sektorit për mbrojtjen e natyrës, prezantoi ne pika te shkurta permbajtjen e Raportin për Gjendjen e natyrës 2006-2007, ndersa Tone Gashi prezantoi rezultatet e Hulumtimit Mjedisi në mediat e shkruara ditore gjate vitit 2008. Në fund ministri Yagcilar ndau mirënjohje për disa nga mediat e shkruara si dhe u shfaq filmi dokumentar për bukuritë natyrore të Kosovës, përgatitur nga Fatos Lajçi regjisor dhe ambientalist.