26 August 2010
Në organizimin e AKMM-së dhe në mbështetje të Projekti CBEI është mbajtur kursi trajnues "Rrjeti i monitorimit të cilësisë se ajrit".
Në këtë kurs trajnimi kanë marrë pjesë përfaqësues nga Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit të MMPH-së, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Instituti i Shëndetit Publik, përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe përfaqësues nga Departamenti i Kimisë i Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore.
Ky kurs trajnues kishte për qellim të bëjë vlerësimin preliminar të gjendjes së ajrit dhe dizajnimin e rrjetit të monitorimit të cilësisë së këtij mediumi. Duke marrë për bazë faktin se Kosova ende nuk ka rrjetë te mirëfilltë për monitorimin e cilësisë se ajrit, ky kurs trajnimi është një nismë konkrete për vënien e bazave të sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë.
Trajnimi është udhëhequr nga eksperti i mjedisit Cornel Flores Gabriell, konsultant i UNDP-së, për Agjencionin e Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës.