54 - Lajmi Single | AMMK

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit për vitin 2020

22 November 2021

foto

22.11.2021-Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme mes tjerash ka diskutuar edhe Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020.

Paraprakisht Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.

 

Në fjalën e tij para deputetevë, Ministri Aliu, ka specifikuar që: "Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përgatitur Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2020, konform nenit 25 të Ligji për mbrojtjen e mjedisit Nr. 03/L-025. Raport përmban informacion të bazuar në të dhëna nga monitorimi i gjendjen së mjedisit, që prezantojnë gjendjen e mjedisit për vitin2020, ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planit të veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit".


Duke folur për të gjeturat kryesore të raportit, ministri Aliu mes tjerash ka evidentuar se: "Të dhënat nga monitorimi flasim për tejkalime të vlerave maksimale të lejuara, për disa parametra e në veçanti për PM10 dhe PM2.5, dhekjo kryesore gjatë sezonit të dimrit. Procesi i identifikimit të burimeve të ndotjes i realizuar përmes inventarit të emisioneve në ajër, tregon se emetimet më të mëdha për PM10 dhe PM 2.5 vijën nga sektori i djegieve të vogla dhe industria. Cilësia e ujërave sipërfaqësore në Kosovë, vazhdon të jetë e ndikuar nga ndotja që vjen si rezultat i shkarkimeve të ujërave urbane dhe industriale, hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave në lumenj, përdorimit të pesticideve dhe fertilizerëve në bujqësi si dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga shfrytëzimi i inerteve dhe ndërtimet ilegale. Është konstatuar se ka pasur rritje të sipërfaqeve të zonave urbane, zonave industriale e komerciale dhe atyre për nxjerrjen e mineraleve, kurse ka pasur humbje të sipërfaqeve për kategoritë e tokave bujqësore, kullotave dhe pyjeve, ndërsa që sipërfaqet e zonave të gjelbra dhe atyre rekreative kanë mbetur tënjëjta. Gjatë vitit 2020, regjistri kombëtarë i zonave të mbrojtura është shtuar edhe për 7 zona të reja, duke e rritur numrin e zonave të mbrojtura në 217 zona me një sipërfaqe prej 125816.6 ha ose 11.53% e territorit të Kosovës. Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të menaxhimit efikas të mbeturinave. Aktualisht në nivel nacional grumbullohet rreth 84% e mbeturinave të gjeneruara. Pjesa më e madhe e tyre deponohet në deponi sanitare, ndërsa qëende nuk ka sistem të organizuar të ndarjes në burim dhe riciklimit të mbeturinave", tha mes tjerash ai.


Pas diskutimeve nga deputetët Raporti vjetor për gjendjen e mjedisit është aprovuar me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.